Reagon edhe Pacolli për arrestimin e ushtarit serb të FSK-së

28 prill 2018 | 18:20

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Begjet Pacolli ka reaguar për arrestimin e pjesëtarit të FSK-së në Konçul të Serbisë.

“I papranueshëm arrestimi i shtetasit të Kosovës Milosh Shoshiq, i cili është njëherësh edhe pjesëtar i Forcave te Sigurisë së Kosovës”, ka thënë ai.

“Kjo sjellje e Serbisë ndaj qytetareve të Kosovës te komunitetit serb ka për qëllim ngjalljen e frikës dhe shtimit te presionit për mos integrim në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar ndryshime në qeveri…