Reagon Giacobbe: Homofobia nuk ka vend në shoqëritë demokratike

04 janar 2022 | 15:22

I ngarkuari me punë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka reaguar për raportimet në media lidhur me martesën e vëllait të deputetes Mimoza Kusari-Lila.

Giacobbe ka shkruar se homofobia dhe format tjera të diskriminimit me urrejtje s’kanë vend në shoqëritë demokratike.

“Homofobia dhe format tjera të diskriminimit urrejtës s’kanë vend në shoqëritë moderne, të shumëllojshme e demokratike. Ne të gjithë ndajmë përgjegjësi të barabarta për të siguruar që çdo e drejtë themelore njerëzore e secilit person janë të mbrojtura dhe të respektuara”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24…