Reagon Haxhi Avdyli, i del në mbrojtje Donika Gërvallës

04 maj 2021 | 10:58

Deputeti Haxhi Avdyli i ka dalë në mbrojtje bashkëpartiakes, ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

Sipas Avdylit, deklarata e ministres së Jashtme për Gjykatën Speciale është nxjerrur nga konteksti.

“Eksponentë të politikës e parapolitikës ,e shërbëtorë të pushteteve të kaluara ,dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër, të shkëputur, e nxjerrur nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Haxhi Avdylit:

Eksponentë të politikës e parapolitikës ,e shërbëtorë të pushteteve të kaluara ,dje gjatë tërë ditës i bënë gjyqin publik, Zv KM dhe Ministres së PJ z.Donika Gërvalla, për një deklaratë të vjetër,të shkëputur, e nxjerrur nga konteksti dhe e thënë në rrethana krejt tjera. Ky gjyq publik më kujton regjimet e vjetra diktatoriale ku pasi identifikohej armiku popullit, dënohej pa gjyq që të diciplinoheshin masat popullore. Meqë këtyre eksponenteve nuk po ia mban të gjejnë armik te bashkësia ndërkombetare e liderët e atëhershem politik që bënin luftë me partitë e tyre për miratimin e gjykates speciale ,po tentohet të gjindet objektivi me i lehtë një politikane të re femër, e cila çdo gjë la nga jeta saj në Gjermani për ti shërbyer Kosovës.Dhe ardhja saj në Kosovë ka ndodhur në vitin 2021 , jo në vitin 2015 kur u miratuan dhomat e specializuara. Kjo i bie që kur ske çka i bënë gomarit i bie samarit. Prandaj opinionit duhet ti servohet e vërteta , të gjitha veprimet e deklaratat e viteve 2014 e 2015 të liderëve tē atehershëm ,kur natë e ditë e arsyetonin formimin e Gjykatës speciale. Atëherë na thonin që Kosova rrezikohej nëse nuk formohet kjo gjykatë, se me të do pastrohet lufta e drejtë çlirimtare. Atëherë ,por jo tani, ata deputetë që svotuan Gjykatën speciale quheshin tradhëtarë, rrezikues të shtetësisë të Kosovës. Prandaj merruni me thelbin çështjes e ndodhur me 2015 e jo me deklaratat jashtë kontekstit kohor, me qëllim frikësimi e gjykimi publik, se kjo qasje është e padrejtë por edhe nuk iu shitet tash në vitin 2021. Drejtësia dhe e vërteta është një. Ska dy të vërteta edhe ajo e 2015 dhe kjo e 2021, por ka njerëz që manipulojnë me të vërtetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në dhjetor të vitit 1998, ushtria serbe kishe zënë robër…