Reagon KFOR-i: U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë

26 maj 2023 | 22:47

Pas situatës së krijuar sot në komunat veriore të Kosovës, ka reaguar KFOR-i.

“KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë. Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar ndër tjera në raegimin e KFOR-it.

Deklarata e plotë për media nga KFOR-i:

KFOR-i është duke monitoruar nga afër situatën në komunat e veriut të Kosovës ku janë shkaktuar një sërë përplasjesh nga hyrja e dhunshme e kryetarëve të sapozgjedhur në ndërtesat komunale. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit dhe rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

KFOR-i dënon me vendosmëri këto akte të njëanshme dhe u bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna që mund të kërcënojë sigurinë në Kosovë. Koordinimi midis të gjithë aktorëve është thelbësor për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Prioriteti i parë i KFOR-it mbetet sigurimi i një mjedisi të sigurtë, në përputhje me mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Dialogu dhe diplomacia janë e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur…