Reagon PSD: Asgjë nuk mund të kryhet me spektakël medial

26 shkurt 2020 | 19:55

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas publikimit të marrëveshjes nga ana e kryeministrit, Albin Kurti.

Gjatë ditës së sotme, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka publikuar një marrëveshje e cila ishte nënshkruar në prill të vitit 2019 nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Anders Fogh Rasmussen, ku i jepej kompetencë ekzekutive vetëm KFOR-it për ndërhyrje në veri të vendit.

Pas kësaj, ka reaguar Partia Socialdemokrate e cila publikimin e marrëveshjes nga ana e Kurtit e ka cilësuar spektakël media.

Reagimi i plotë i PSD-së:

Asgjë nuk mund të kryhet me spektaklin medial
Kryeministri Kurti sot paska zbuluar një marrëveshje sekrete midis Hashim Thaçit, atëherë kryeministër, dhe Sekretarit të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Marrëveshja sanksionon operimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas saj, FSK do të shkojë në këtë pjesë të territorit vetem pas koordinimit me KFOR-in. Nëse, letërkëmbimi Thaçi-Rasmussen e ka statusin e marrëveshjes ndërkombëtare, atëherë kjo marrëveshje përbën shkelje e Kushtetutës.
Deri më tani Qeveria e re nuk ka marrë qëndrim tjetër karshi rolit të forcave të armatosura të Kosovës në veri.

Veç kësaj, Kurti nuk po insiston as në vlerësimin e kushtetueshmërisë së saj. Nga çfarë kuptuam prej konferencës së jashtëzakonshme, denoncimi i tij ishte veprim transparence. E përgëzojmë për këtë.

Nëse marrëveshja përbën shkelje kushtetuese, konsekuencat duhet të ndiqen deri në fund. Ky denoncim nuk duhet të ndalet vetëm me grindjen personale e sulmin mediatik ndaj Thaçit.

Marrëveshja duhet të shkojë në Gjykatë Kushtetuese për interpretim, e Kurti si kryeministër duhet ta anulojë atë.
Kurti e ka ndryshuar dukshëm qëndrimin e tij karshi dialogut me Serbinë pas konferencës së Mynihut. Kjo sepse aty është kuptuar që përveç Kryeministrit Kurti, pjesë e këtij dialogu do të jetë edhe Presidenti. Është kuptuar që ai nuk po mënjanohet dot.

Pa këtë kontekst, letra si e vetme duket absurde. Nëse nuk e kërkon shkarkimin, as nuk e gjykon si të dëmshme përmbajtjen e marrëveshjes, si arsyetohet urgjenca e lajmit e konferenca e jashtëzakonshme.
Në fakt, konflikti Thaçi-Kurti është konflikt për rolin qendror bashkëpunues. Me kë punojnë amerikanët, kjo është çështja-kjo është lufta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se presidenti…