Zëdhënësi i LVV-së: Thaçi ka shkelur Kushtetutën, duhet të hetohet dhe të vihet para përgjegjësisë

26 shkurt 19:50

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkelur Kushtetutën, duke rrezikuar territorin dhe sipas tij, ai duhet të hetohet.

Manxhuka thotë se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë forcimin e ligjit dhe se ishin po ashtu zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë “letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit”, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Thaçi ia ka hapur derën Serbisë e Rusisë. Ka shkelur kushtetutën. Ka rrezikuar territorin. Ai duhet hetuar dhe duhet të vihet para përgjegjësisë”, mendon Manxhuka.

Ai thotë se do të jetë Qeveria Kurti ajo që do të përparojë marrëdhëniet me SHBA-në e NATO-n për Kosovën.

“Nuk është e vërtetë ajo që thotë PDK-ja dhe avokatët e Thaçit se ‘respektimi i ligjit dhe i kushtetutës është sulm ndaj NATO-s’. Përkundrazi. Janë partnerët ndërkombëtarë që kërkojnë forcimin e ligjit në Kosovë, dhe janë zyrtarët e NATO-s ata që ia kanë dhënë letrën-marrëveshje të fshehtë të Thaçit kryeministrit Kurti. Shërbëtorët e projektit ruso-serb për ndarjen e Kosovës nuk kanë moral kur akuzojnë për antiamerikanizëm. Qeveria Kurti do të jetë e para që do të përparojë marrëdhënien me SHBA e NATO në të mirë të gjithë Kosovës, e jo thjesht në të mirë të pak njerëzve hipokritë”, shkruan Manxhuka.

Këtë reagim ai e bëri pasi kryeministri Kurti publikoi një shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, në të cilën thuhej se përmes kësaj marrëveshje kryeministri i atëhershëm Thaçi në emër të Republikës së Kosovës, barti te KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur me nderime të…