Reagon Tillerson pas shkarkimit, kritika Rusisë

13 mars 21:32

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i shkarkuar sot nga detyra, thotë se do të kthehet në jetën private, duke i bërë thirrje diplomatëve amerikanë në mbarë botën që të punojnë me përkushtimin mbi betimin që kanë marrë në bazë të Kushtetutës.

Ai thotë se bota ka nevojë për udhëheqës vetëmohues, ndërsa udhëheqja amerikane fillon me diplomacinë.

Tillerson thotë se ka marrë një telefonatë nga presidenti i Air Force One pak pas mesdite, rreth tre orë pasi Trump njoftoi shkarkimin e tij nëpërmjet në postimi në Twitter.

“Ajo që është më e rëndësishme është të sigurohet një tranzicion i rregullt dhe i qetë gjatë kësaj kohe që vendi të vazhdojë të përballet me politika të rëndësishme dhe sfida të sigurisë kombëtare”, thotë Tillerson.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Europian u solidarizua sot me Londrën për helmimin e…