Reagon VV-ja: Kurti e Osmani nuk u kthyen prapa por e realizuan vizitën në plotëni

30 janar 2021 | 18:50

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani e kanë vizituar sot qytetin e Mitrovicës.

Ata ecën këmbë dhe dolën edhe në Mitrovicën e Veriut, por disa të rinjë serbë me brohoritje kanë tentuar që ta ndalojnë vizitën e tyre në këtë pjesë.

Lidhur me këtë çështje kanë folur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu, ka thënë për Express, se vizita nuk është ndërpre nga askush dhe se është realizuar në tërësi.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë vizituar Mitrovicën sot. Vizita nuk është ndërprerë, por është realizuar në plotëni.

Pra tubimi i paraparë është mbajtur”, ka thënë ai.

Sipas tij, kjo vizitë nuk ka qenë e mirëpritur nga strukturat e Listës Serbe që operojnë në atë pjesë.

“Atje janë mirëpritur nga qytetarët e  Mitrovicës, por padyshim jo edhe nga strukturat e Listës Serbe të Beogradit që veprojnë në atë pjesë. Synimet e kësaj të fundit i njohim të gjithë, kë përfaqësojnë dhe kujt i binden. Ky reagim i tyre sot tregon më së miri se z. Kurti e znj. Osmani në fakt janë antipodi edhe i Listës Serbe”, ka thënë ai.

Kujtojmë që gjatë vizitës në Mitrovicë, Osmani dhe Kurti vizituan edhe Ndërmarrjen Trepça.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një incident ka ndodhur para pak minutash në tubimin e…