Reagon zëdhënësja e Komisionit Evropian pas shkarkimit të qeverisë Kurti

26 mars 2020 | 12:20

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë së Kosovës në kohën kur vendi po përballet me pandeminë COVID-19.

Ajo ka thënë se votimi i djeshëm i mocionit për rrëzimin e Qeverisë e ka vendosur Kosovën në një situatë të vështirë politike në një kohë krize të shkaktuar nga koronavirusi.

“Votimi i mocionit të mosbesimit për qeverinë vendos Kosovën në një situatë të vështirë politike në një situatë të paprecedent të shkaktuar nga koronavirusi”, ka shkruar Pisonero në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ajo ka theksuar se Kosova ka nevojë për një stabilitet politik për të shtyrë përpara të gjitha përpjekjet për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga COVID-19.

Më tutje, Pisonero ka bërë thirrje që të gjithë liderët politik në Kosovë të veprojnë me përgjegjësi dhe për interesin e popullit të Kosovës.

“Hapat e radhës pas votimit të djeshëm duhet të merren në dakordim me Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar Pisonero.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet e izoluara po mundohen të “blejnë” më shumë kohë…