Numri i vdekjeve në botë nga koronavirusi arrin në 21 000

26 mars 12:18

Vendet e izoluara po mundohen të “blejnë” më shumë kohë për të ngadalësuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, tha Maria Van Kerkhove, pjesë e OBSH-së, por kjo kohë duhet të përdoret në mënyrën e duhur, konkretisht për testime dhe vetëm testime, ka shtuar më tej ajo.

Në nivel global, ka pasur më shumë se 470,000 infeksione dhe 21 287 vdekje.

Në Itali, numërohen 74,386 të infektuar dhe 7,503 viktima, duke e bërë atë vendin me numrin më të lartë të vdekjeve në botë, nga Covid-19. Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi urdhri i cili dënon me 1 deri në 5 vite burg për të gjithë personat që thyejnë karantinën.

Numri i vdekjeve në Spanjë tejkaloi 3.600 këtë të mërkurë, me një rritje brenda natës me 738 viktima, duke e bërë atë numrin më të lartë të vdekjeve në botë në 24 orë, pas Italisë.
Masat e marra nga qeveria përfshijnë atë të qëndrimit dhe izolimit në shtëpi deri më datën 11 prill.

Kryeministri i Indisë, Narendra Mondi njoftoi këtë të martë se i gjithë vendi do të mbyllet për 3 javë.

Zelanda e re gjithashtu pas mesnatës të së mërkurës ka filluar izolimin e të gjithë qytetarëve për plot katër javë.

Provinca Hubei në Kinë ndaloi udhëtimet në epiqendrën e virusit, Wuhan, dhe të gjitha pjesët e tjera të provincës, thanë zyrtarët.

17 shtete amerikanë kanë lëshuar urdhra për qëndrimin në shtëpi. Disa shtete dhe qytete kanë mbyllur gjithashtu bizneset jo thelbësore dhe shtynë planet kryesore presidenciale.

Qeveria ruse ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve të rregullta brenda dhe jashtë Rusisë, si përpjekje e vendit që të frenojnë përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Qeveria tha më 26 mars se linjat ajrore do të lejohen të fluturojnë drejt vendeve të tjera me qëllim të kthimit të qytetarëve rusë në shtëpi ose nëse ata marrin autorizim të veçantë të qeverisë.

Franca ka regjistruar 1.331 vdekje nga koronavirusi i ri, por autoritetet kanë frikë se numri i tyre mund të jetë shumë më i lartë.

Zyrtari i lartë shëndetësor në Francë, Jerome Salomon, tha se rastet spitalore “ndoshta paraqesin një pjesë të vogël të vdekshmërisë së përgjithshme”.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit ka tejkaluar 1.000 në Shtetet e Bashkuara.
Raste të konfimuara me koronavirus janë 68.572.
Universiteti Johns Hopkins, njoftoi se vdekjet totale nga virusi COVID-19 në Shtetet e Bashkuara kanë arritur në 1.031. Numri i përgjithshëm i infeksioneve në SHBA është i treti më i lartë pas Kinës dhe Italisë.

Gjermania ka njoftuar se nga koronavirusi i ri, kanë vdekur edhe 50 persona. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend është: 198
Sipas autoriteteve, të infektuar nga virusi Sars-Cov-2 janë gjithsej 36,508.
Gjermania është vendi i pestë në botë për nga numri i të infektuarve me koronavirusin e ri.

Ndërkohë ka shkuar në 174 numri i të infektuarve me covid-19 në Shqipëri dhe numërohen 6 viktima./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
55 qytetarë të Kosovës do të kthehen nesër (e premte)…