Nesër 55 persona kthehen nga Zvicra, dërgohen menjëherë në karantinë

26 mars 2020 | 12:13

55 qytetarë të Kosovës do të kthehen nesër (e premte) nga Zvicra. Menjëherë pas kthimit, ata do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë,

Lajmin për e ka konfirmuar shefi i kabinetit të ministrit në dorëheqje të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, Alban Zogaj.

“Po, do të ketë fluturim nesër nga Zvicra. Do të kthehen 55 qytetarë të Kosovës, të cilët do të vendosen direkt në Qendrën e karantinës”, ka thënë Zogaj për “Express”.

Ndryshe, ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se të gjithë të kthyerit do të vendosen në karantinë 14 ditore në Qendrën Studentore në Prishtinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përhapja e frikshme që ka marrë koronavirusi ka detyruar miliona…