Reagon zyrtarja e Vetëvendosjes: Rrënimi i objektit të ish-gjykatës në Vushtrri, i paligjshëm
23 maj 2021
| 11:40
Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Gresa Muli ka reaguar për rrënimin e objektit të ish-gjykatës në Vushtrri.
Sipas saj, rrënimi i këtij objekti është i paligjshëm.
Muli shtoi se ky rrënim po kryhet me strategjinë që t’i zë të gjithë fjetur.
Rrënimet e objektit të ish gjykatës kanë filluar sot, ditë e diele, në orën 07:00 të mëngjesit!
Personalisht dola menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ky rrënim i jashtëligjshëm që po kryhet me strategjinë që ti zë fjetur të gjithë, duhet të dënohet rëndë!
Interesi shumë i madh prapa, si duket…