Real – City, përballja kryesore në Ligën e Kampionëve

16 dhjetor 2019 | 12:25

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Përballja kryesore do të jetë në mes Real Madridit dhe Manchester Cituyt, kurse përballje interesante do të jetë edhe në mes Chelsseat dhe Bayern Munchen. Kampionia në fuqi e Evropës, Liverpool do të përballet me Atletico Madridin.

Ndeshjet e para zhvillohen me 18-19 dhe 25-26 shkurt, kurse ato të kthimit me 11-12 dhe 17-18 mars.

Çiftet e 1/8 së finales:

Borussia Dortmund – Paris Saint-Germain
Real Madrid – Manchester City
Atalanta – Valencia
Atletico Madrid – Liverpool
Chelsea – Bayern Munich
Lyon – Juventus
Tottenham Hotspur – RB Leipzig
Napoli – Barcelona

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë ishin protagonistët kryesorë në ndeshjen mes Sionit dhe…