Real-Liverpool, finalistët në shifra

03 maj 2018 | 17:46

Real Madrid dhe Liverpool siguruan biletat për në finalen e madhe sezonale të Kievit, edhe pse në media vazhdon jehona e gabimeve të arbitrave, të cilat edhe mund të kishin ndryshuar fatin dhe emrat e finalistëve të këtij edicionit të Kupës më të lakmuar evropiane.

Por ajo që ka ndodhur nuk mund të ç’bëhet më dhe futbolli vazhdon ta ruajë magjinë e tij edhe falë gabimeve njerëzore. Reali shkon për herë të 16 në finale e këtij aktiviteti, ndërsa Liverpool për herë të 8.

Çfarë dimë për dy finalistët e Ligës së Kampionëve, më poshtë do të shikojmë statistikat për dy skuadrat që do të përballen në finale e 26 majit.

REAL MADRID (SPANJË)

Klasifikimi në UEFA: 1
Finalet evropiane: Fitore 12/Humbje 3
Finalja e fundit: 2017, fitore 4-1 me Juventus

Në këtë sezon

Kualifikimi: Direkt në faze grupesh
Ndeshje 12/ Fitore 8/ Barazime 2/ Humbje 2/ Gola të shënuar 30/ Gola të pësuar 15
Golashënues: Ronaldo (15)
Renditja në Spanjë: vendi i 3
Formacioni kryesor: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Isco, Casemiro, Modriq, Kroos; Benzema, Ronaldo

Rruga drejt finales:

Kualifikimi: Direkt
Grupi H – Vendi i dytë
Raund i 1/16: rezultat i përgjithshëm 5-2 me PSG
Çerekfinale: rezultat i përgjithshëm 4-3 me Juventus
Gjysmëfinale: rezultat i përgjithshëm 4-3 me Bayern

 LIVERPOOL (ANGLI)

Klasifikimi në UEFA: 24
Finalet evropiane: Fitore 5/ Humbje 2
Finalja e fundit: 2007, humbi 2-1 me Milan

Në këtë sezon

Kualifikimi: “play-off”-s

Ndeshje 12/ Fitore 7/ Barazime 4/Humbje 1/ Gola të shënuar40/ Gola të pësuar 13
Golashënues: Firmino, Salah (10)
Renditja në Angli: vendi i 3
Formacioni kryesor: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane.

Rruga drejt finales

Kualifikimi: vendi i 4 në Premier League
Në “play-off”-s: rezultat i përgjithshëm 6-3 kundër Hoffenheim
Grupi E – Vendi i parë
Raund 1/16: rezultat i përgjithshëm 5-0 kundër Porto
Çerekfinale: rezultat i përgjithshëm 5-1 kundër Man. City
Gjysmëfinale: rezultat i përgjithshëm 7-5 kundër Roma
Përballje direkte: 5
Madrid fitore: 2 (4 gola)
Liverpool fitore: 3 (6 gola)

Takimet e mëparshme

2014/15 UEFA Champions League ndeshje në grup
Liverpool 0-3 Real Madrid (Ronaldo 23, Benzema 30 41)
Real Madrid 1-0 Liverpool (Benzema 27)
2008/09 UEFA Champions League faza 1/16
Real Madrid 0-1 Liverpool (Benayoun 82)
Liverpool 4-0 Real Madrid (Torres 16, Gerrard 28 47, Dossena 88)
1980/81 Finalja e European Cup
Liverpool 1-0 Real Madrid (Kennedy 81)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, së bashku me përfaqësues të…