Real Madrid me përmbysje mposht Sevillën

28 nëntor 2021 | 23:09

Real Madrid ka marrë fitore 2:1 në ndeshjen kryesore të javës së 15-të në La Liga.

Los Blancos në shtëpi kanë mundur Sevillën. Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Rafa Mir 12′, teksa vendasit barazuan me Karim Benzeman 32′, kjo pjesë u mbyll edhe me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Madridi gjeti edhe golin e fitores, ku shënues ishte Vinicius Junior 87′. Pas kësaj fitore ekipi madrilien renditet në pozitën e parë me 33 pikë, ndërsa Sevilla në vendin katër me 28 sosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mërgimtarit Mehdi Fana, thotë se gjatë rrugës me veturë për…