Reali, 100 milionë dhe tre lojtarë për Neymarin

22 gusht 2019 | 12:54

Pas ofertës së Barcelonës për Neymarin, e cila u refuzua nga klubi i PSG-së, ishte radha e Realit të Madridit për të paraqitur ofertën e saj për brazilianin.

Siç raporton “L’Equipe” në Francë, madrilenët kishin përgatitur një mega-ofertë për Neymarin. 100 milionë euro, dhe plot tre yje si Bale, James dhe Navas, në këmbim të ylli brazilian.

Të tre këta lojtarë, po kalojnë kohë të vështira në Madrid, dhe formacioni duket shumë larg me Zidanine në stol, dhe kështu, largimi do ishte një opsion më i mirë. Por, është PSG-ja që edhe këtë ofertë të majtë, e ka refuzuar, duke tentuar ta mbajë sërish në ekip Neymarin.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi…