Reali, 100 milionë euro për yllin e Napolit

20 mars 2019 | 16:07

Skuadra e Real Madridit pas dështimit në këtë edicion po përgatitet të bëjë disa transferime në afatin kalimtar të verës.

Sipas medieve iberike, mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly është nga lojtarët kryesor që synohet nga Reali.

Madje për të realizuar një transfero të tillë, skuadra spanjolle ka ndarë 100 milionë euro. Interesim për Koulibalyn kanë treguar edhe Juventusi dhe Manchester United.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, ka qenë një ndër yjet…