Reali ‘blindon’ edhe Militaon

06 nëntor 2023 | 15:44

Real Madrid është duke menduar për xhevahirët që ka në skuadër dhe kështu klubi spanjoll është duke u rinovuar kontratat edhe duke u vendosur klauzola të frikshme yjeve të tyre.

Pas Vinicius Jr dhe Rodrygo, Eder Militao do të nënshkruajë gjithashtu një kontratë të re me Real Madrid së shpejti. Kontrata në fjalë do të jetë e vlefshme deri në vitin 2028, ashtu siç është rënë dakord një vit më parë.

Klauzola e largimit do të jetë e njëjtë si me të braizlianëve të tjerë, 1 miliardë euro. Pas Militao, Valverde dhe Camavinga do të jenë yjet e radhës që do të firmosin kontratën e re me klubin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Izmi Zeka Sa më shumë që krijohet distancë historike…