Reali e dëshiron Dzekon si rezerve të Benzemas

18 nëntor 2022 | 14:51

Real Madridi e ka identifikuar Edin Dzekon si rezervë të shkëlqyer të Karim Benzemas në “Santiago Bernabeu”.

Sulmuesi francez është përballur me lëndime të shumta këtë sezon duke mos luajtur mjaftueshëm, ashtu që klubi e ka përpara planin për angazhimin e një lojtari tjetër.

Sipas “Calciomercatoweb”, sulmuesi i Interit konsiderohet si rezervë e denjë për yllin e “Los Blancos” për rastet kur ai nuk mund të luajë.

Reali shpreson një transferim afatshkurtër për të bërë rotacion me fituesin e Topit të Artë dhe boshnjaku është shënjestra kryesore. Megjithatë, mediet tjera italiane raportojnë se kjo marrëveshje vështirë mund të arrihet, sepse Dzeko është i përkushtuar te Interi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Gaya nuk do të jetë në Kupën e Botës…