Reali e mposhti Barçën në “El Clasico”

15 dhjetor 2017 | 11:15

Real Madrid ka fituar 87-75 ndaj Barcelona në “Klasiken” e basketbollit evropian, e vlefshme Euroleague.

Pas periodës së parë të mbyllur në barazim 15-15, “Los Blancos” e mbyllën pjesën e parë me dy pikë avantazh dhe më pas e bënë diferencën në periodën e tretë, ku shënuan 14 pikë më shumë se katalanasit.

Në periodën e fundit, Barça u zgjua nga gjumi, por pa i prishur festën basketbollistëve të Real Madrid, që ngjiten në vendin e tetë të grupit, teksa Barcelona mbetet e 12-a, shumë larg mundësisë për të shkuar në fazën finale.

Pikëshënuesi më i mirë për Real Madrid ishte Luka Donqiq, që shënoi 16 pikë, ndërsa Felipe Reyes realizoi 14 pikë dhe kapi 8 topa në tabelë, më shumë se kushdo tjetër. Te Barcelona spikati Ante Tomic, autor i 12 pikëve. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë…