Reali ende e synon vendin e dytë, por duhet ta kalojë pengesën Bilbao

21 prill 2019 | 16:04

Real Madridi ende synon ta përfundojë sezonin në pozitën e dytë, por për ta bërë këtë nuk guxon të lëshojë pikë kundër Athletic Bilbaos.

Zinedine Zidane e kërkon fitoren e katërt me radhë në Santiago Bernabeu, që prej se është rikthyer në stolin madrilen, në përpjekje për të përfunduar mbi rivalin e qytetit, Atletico Madridin.

Zidane i ka fituar tri ndeshjet e parë në Bernabeu që prej se i rikthyer, para se të barazonte 1:1 kundër Leganes të hënën.

Ndërkohë, Athletic është në kërkim të një vendin që dërgon në Evropa Ligë, dhe pas tri fitoreve në tri ndeshjet e fundit, kjo skuadër e viziton Bernabeun në formë të mirë.

Ndeshja nis sot në orën 16:15.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli po kërkon të ndërtojë një ekip konkurrues për vitin…