Reali fiton ‘El Clasicon’, merr kreun e La Ligas

10 prill 22:58

Real Madrid triumfon edhe në “El Clasicon” e dytë sezonale në La Liga, dhe tashmë merr dhe kreun e kampionatit me 66 pikë, po aq sa Atletico Madrid. Në “Alfredo di Stéfano Stadium” skuadra e Zidane triumfoi 2-1, duke qenë superior në 45 minutat e para, por vuajti në pjesën e dytë pas reshjeve intensive.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 13-të, pas një super goli me takë të shënuar nga Karim Benzema, i cili la të shtangur portierin Ter Stegen. Në minutën e 28-të, Toni Kroos dyfishoi shifrat pas një goditje dënimi, që pati dy devijimi nga lojtarët Blaugrana.

Reshjet e shiut ishin shumë të dendura në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 60-të, pas një krosimi të Jordi Alba-s nga krah i majtë, Mingueza e shfrytëzoi më së miri duke e dërguar në kuadrat. Në fundin e kohës së rregullt, Casemiro mori të kartonë të verdhë në harkun e pak sekondave, duke lënë ekipin për 4 minuta me një lojtarë më pak. Gjithsesi rezultati nuk do të ndryshonte.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Milaim Zeka ka shkruar në llogarinë e vet në…