Reali interesohet për Ibrahimoviqin

22 tetor 2018 | 16:21

Zlatan Ibrahimoviq që mund të rikthehet në La Liga, pas eksperiencës jo fort pozitive me Barcelonën në sezonin 2009-2010.

Largimi i Cristiano Ronaldos ka lënë një boshllëk në sulmin e Real Madrid, kurse ekipi i Lopeteguit po kalon një krizë rezultatesh dhe golash.

Neymar dhe Kilian Mbappe janë objektivat e Realit, por është e pamundur për të arritur tek njëri nga sulmuesit e PSG-së në afatin kalimtar e janarit. Zgjidhja? Florentino Perez e ka një ide. Pa shumë shpenzime dhe një lojtar që siguron gola. Siç citon “AS”, kreu i klubit po mendon të ofrojë Zlatan Ibrahimoviq në janar. Një sfidë me Realin do ishte maksimumi në mbyllje të karrierës, me Ibrën që dëshiron të rikthehet protagonist në futbollin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet bjelloruse, diplomatët e huaj dhe përfaqësuesit e organizatave të…