Reali ka marrëveshje me Chelsean për Kanten

13 shtator 2019 | 14:02

Real Madridi ka marrëveshje me Chelsean për transferimin e mesfushorit N’Golo Kante, sipas “DefensaCentral”. Gjiganti spanjoll ka kohë që është në kërkim të një mesfushori të klasës botërore dhe duket se në të e ka gjetur yllin francez Kante.

Trajneri i ta bardhëve, Zinedine Zidane, është duke e vëzhguar Kanten që një kohë, por Chelsea nuk ka treguar vullnet për ta shitur deri tani. Edhe pse kjo marrëveshje nuk nënkupton se të kaltrit do ta shesin patjetër Kanten në Madrid, skuadra e Zidanes do ta ketë mundësinë e parë për ta blerë atë nëse francezi vihet në treg.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Institutin GAP u mbajte konferencë për media, ku u…