Reali merr tri pikë të mëdha kundër Eibarit

20 dhjetor 2020 | 23:07

Fitore jashtë fushe për Real Madrid në La Liga dhe barazim pa gola mes Lille dhe PSG në Ligue 1. Kampionët e Spanjës fituan 1-3 ndaj Eibar dhe i është bashkuar Atletico Madrid në krye të kampionatit me 29 pikë (Colchoneros kanë luajtur dy takime më pak).

Pjesa e parë nisi “zjarr” dhe të tre golat u realizuan në 45 minutat e para. Karim Benzema zhbllokoi ndeshjen në minutën e 6-të, teksa shtatë minuta më pas dhuroi një asistim që u kthye në gol nga Luka Modriq. Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin në minutën e 28-të.

Kapiteni Kike dhuroi një goditje të mrekullueshme që u ndal në trekëndësh. Karim Benzema shënoi një tjetër gol më vonë, por goleadori francez ishte në pozicion të parregullt. Pjesa e dytë ishte më e vakët në raste dhe Reali mendoi më shumë të menaxhojë avantazhin.

Panik për miqtë në minutën e 82-të, Eibar pretendoi për penallti, por arbitri vendosi të  vazhdojë lojën pasi pa pamjet në VAR. Në minutat shtesë pati festë edhe për Lucas Vasquez, i cili qetësoi Zidane me golin e tij. Moment i mirë për Realin që sot mori fitoren e katërt radhazi në kampionat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së shefit të diplomacisë së Shqipërisë Gent…