Reali ndalet me barazim, minus 16 pikë prej Barcelonës

07 janar 2018 | 22:49

Reali ka nisur vitin në La Ligë me një barazim 2 me 2 si mysafir i Celta Vigos.

Daniel Wass kaloi Celtan në epërsi në minutën e 33-të, ndërsa për pesë minuta Reali u kthye në lojë me Gareth Balen që shënoi dy gola, në minutat 36 dhe 38.

Në pjesën e dytë Maximiliano Gomez Gonzales shënoi për 2 me 2 dhe rezultatin përfundimtar.

Në tabelën e La Ligas, Reali pas 18 xhirosh mbetet në pozitën e katërt me 32 pikë. Edhe pse ka një ndeshje më pak të luajtur, Reali është 16 pikë më pak se lideri, rivali i përbetuar Barcelona, që prin me 48 pikë. Në pozitën e dytë është Atletico me 39 pikë, ndërsa në të tretën Valencia me 37.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është arrestuar për shkak të mbështetjes…