Reali nxjerr 6 lojtarë në shitje

08 nëntor 2021 | 18:17

Real Madridi është i hapur që të largojë gjashtë futbollistë në afatin kalimtar të janarit. “Los Blancos” e kanë nisur mirë këtë sezon, duke u renditur në pozitën e dytë në tabelë, prapa liderit befasues Real Soceidad, mirëpo kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në të njëjtën kohë, klubi madrilen vazhdon të jetë i lidhur me nënshkrimin e futbollistëve si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por presidenti Florentino Perez duhet të zbres pagat në muajt në vijim.

Sipas “AS”, Reali është gati të ndajë rrugët në janar me disa nga lojtarët më të paguar, si Isco dhe Gareth Bale. Dy lojtarët e lartë përmendur dhe Marcelo, do jenë agjent të lirë në verë dhe do largohen falas në rast që nuk shiten në janar.

Gjithashtu edhe Jesus Vallejo dhe Luka Jovic që nuk kanë qenë titullar këtë sezon e kanë derën hapur për t’u larguar. Eden Hazard çuditërisht është në listën e shitjeve të Realit, por ende është e paqartë nëse është gati për të marrë një sfidë tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të nëntin vit me rradhë, mbi 50 organizata dhe…