Reali pëson humbje nga Shakhtari

21 tetor 2020 | 21:00

Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Shakhtar Donetskut, në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Klubi ukrainas e fitoi këtë përballje me rezultat prej 3 me 2. Mysafirët patën fillim të jashtëzakonshëm, duke arritur të krijojnë epërsi prej 3 me 0 në Santiago Bernabeu.

Tete shënoi në minutën e 29, derisa një autogol nga Varane dyfishoi epërsinë e Shakhtarit. Kurse golin e tretë e shënoi Salomon në minutën e 42.

Në pjesën e dytë të ndeshjes Reali arriti të ngushtojë rezultatin, por nuk arriti të marrë pikë nga ky takim. Modriq e Vinicius Junior shënuan golat për Realin në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pas vjedhjes së mbi 2…