Reali planifikon rikthimin e Ronaldos

10 dhjetor 2021 | 16:36

Skuadra e Real Madridit po planifikon që ta rikthejnë yllin portugez, Cristiano Ronaldo në “Santiago Bernabeu” në afatin kalimtar të janarit

Real është duke e vëzhguar me kujdes situatën e Cristiano Ronaldos në Manchester United. “Mbretërit” besojnë se e ardhmja e 36-vjeçarit në “Old Trafford” është e paqartë pas arritjes së trajnerit Ralf Rangnick.

Andaj, ata do të mundohen ta rikthejnë pesë herë fituesin e Topit të Artë në afatin kalimtar të janarit. Pas largimit nga Juventusi, Ronaldo ishte pranë transferimit në Manchester City. Por, në fund ai përfundoi në “Teatrin e Ëndrrave”, ku ka shkëlqyer sidomos në Ligën e Kampionëve. Por, një rikthim në Real Madrid, aty ku fitoi gjithçka, gjithmonë është i mundshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka emëruar disa nga drejtorët…