Reali planifikon ta zyrtarizon Mbappen para ‘Euro 2024’

30 maj 2024 | 12:44

Real Madridi po planifikon ta kompletojë dhe ta zyrtarizojë transferimin e Kylian Mbappes para fillimit të Kampionatit Evropian.

“Los Blancos” nuk besojnë se do të kenë telashe nga klubi aktual i futbollistit, Paris Saint-Germain, njofton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.

Edhe pse ka kontratë me PSG-në deri në fund të qershorit, Mbappé mund të zyrtarizohet nga “Los Blancos” para “Euro 2024”. Reali aktualisht është i fokusuar totalisht tek finalja e Wembleyt, që do të luhet këtë fundjavë ndaj Borussia Dortmundit, ku synon ta fitojë trofeun e 15-të të Ligës së Kampionëve.

E më pas, “Mbretërit” mund ta bëjnë publik transferimin e njërit prej futbollistëve më të mirë në botë.

Vetë ish-futbollisti i Monacos foli mbrëmë rreth të ardhmes duke thënë se klubi i tij i ardhshëm do të zyrtarizohet së shpejti, por nuk përmendi emrin.

“Ekipi im i ardhshëm do të zyrtarizohet shpejt, është çështje ditësh. Mezi po pres, jam i lumtur. Duhet vetëm të presim për disa ditë”, tha Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë një ndeshje miqësore gjatë…