Reali planifikon transferimin e Osimhenit

10 nëntor 2022 | 11:28

Real Madridi po planifikon një lëvizje me para të mëdha për yllin e Napolit, Victor Osimhen, raporton “Calciomercato”.

Me tetë gola në Serinë A këtë vit, Osimhen është në prag të sezonit të pestë radhazi me gola dyshifrorë. Real Madridi është i etur për ta bindur atë që të kalojë në “Santiago Bernabeu”, pasi humbi Kylian Mbappen verën e kaluar.

“Los Blancos” tashmë ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e tij, por ende nuk ka diçka konkrete. Besohet se Napoli do ta linte Osimhenin të largohet vetëm për një shumë mbi 120 milionë euro, pasi ka edhe skuadra të tjera të interesuara. Chelsea, Manchester United, Manchester City dhe PSG gjithashtu i duan shërbimet e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në vendbanimet…