Reali pritet ta rrëmbejë Mbappen nga PSG-ja

23 gusht 2018 | 11:12

Kylian Mbappe sezonin e kaluar u transferua nga Monaco në Paris Saint Germain në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje për 180 milionë euro, shifër të cilën PSG-ja duhet ta paguajë brenda 27 gushtit të këtij viti.

Llogaritë janë komplikuar shumë dhe PSG-ja po has probleme me ‘fair-play’-n financiar, ndaj mundësitë për ta paguar kartonin e tij po zvogëlohen nga dita në ditë.

Këtë situatë po e monitoron me kujdes Reali i Madridit, që është gati të përfitojë dhe të marrë Mbappen për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve…