Reali publikon listën e lojtarëve për Kupën e Botës për Klube

07 shkurt 2023 | 10:19

Real Madrid ka publikuar listën për Kupën e Botës për Klube.

Në të nuk kishte vend për dy yjet Karim Benzema dhe Thibault Courtois. Në total, “klubi mbretëror do të dërgojë 22 lojtarë në kryeqytetin e Marokut, Rabati.

Më herët u bë e ditur se Benzema dhe Courtois për shkak të lëndimeve do të mungojnë në ndeshjen gjysmëfinale të turneut kundër klubit egjiptian Al-Ahly nga Kajro, por ata mund të luajnë në finalen e turneut nëse klubi madrilen arrin atje.

Lista e futbollistëve:

Portierë: Lunin, Lopez, Canizares

Mbrojtës: Alaba, Carvajal, Vallejo, Nacho, Odriozola, Rudiger, Marvel.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Camavinga, Valverde, Tchuameni, Ceballos, Martin, Arribas.

Sulmues: Asensio, Vinicius Junior, Rodrigo, Diaz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Zvonimir Steviq është…