Reali rikthen interesimin për Fernandesin

02 dhjetor 2022 | 16:45

Real Madridi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Manchester Unitedit dhe Portugalisë, Bruno Fernandes.

28-vjeçari ka pasur një fillim fantastik në Kupën e Botës, duke regjistruar dy gola dhe dy asistime në dy ndeshjet e para të Portugalisë në fazën e grupeve.

“Los Blancos” edhe më parë ishte i interesuar për nënshkrimin e portugezit, ndërsa ai ishte në Sporting Lisbona. Ai u bashkua me Unitedin në janar të vitit 2020 për 63 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rachel Stuhlmann mahniti me paraqitjen e radhës e veshur me…