Reali rikthen interesimin për Icardin

13 dhjetor 2018 | 21:17

Real Madridi ka ringjallur interesimin për kapitenin e Interit, Mauro Icardi, pasi klubi italian u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Interi që tani do të bëjë gara në Evropa Ligë do të përballet me interesimin e Realit për lojtarin më të mirë që së fundmi ka thënë se nuk do të largohet nga “San Siro” pa fituar ndonjë trofe me Interin.

Gazeta “AS” raporton se largimi i hershëm i Interit nga “Championsi” mund t’ia ndryshojë mendjen Icardit dhe kjo do të jetë e mjaftueshme që Madridi ta tentojë transferimin e tij në janar, pas disa dështimeve gjatë verës. 25-vjeçari ka realizuar 12 gola në 18 paraqitje në të gjitha garat për Interin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa mijëra studentë kërkonin para Parlamentit që kryeministri Edi Rama…