Reali rikthen interesimin për Pogban

13 tetor 2021 | 21:03

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës dhe pasi nuk ka nënshkruar rinovimin, mund të largohet si agjent i lirë.

Sipas së përditshmes spanjolle “AS”, Real Madridi është në dijeni që disa javë që Pogba nuk ka rinovuar dhe duke marrë parasysh paraqitjen e mirë në Ligën e Kombeve, ka rikthyer interesimin.

Pogba është një lojtar që ka qenë i lidhur me kalimin te Reali për shumë vite ngaqë e ka ëndërr fanellën e bardhë. Momentalisht Pogba fiton rreth 15 milionë euro për sezon dhe këtë vlerë mund ta ofrojë gjiganti spanjoll pa problem. Kjo është hera e tretë që Reali synon Pogban ngaqë e kërkonte në vitin 2016 dhe në vitin 2019.

Krahas Pogbas, në “Santiago Bernabeu” mund të transferohet edhe Kylyan Mbappe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bllokadat e vendosura në rrugën magjistrale Prishtinë-Rashkë, përkatësisht në vendbanimin…