Reali shkatërron Liverpoolin në ‘Anfield’

21 shkurt 2023 | 22:59

Mund ta quani “Real Madrid Champions”. Skuadra e Carlo Ancelottit duket nga një tjetër planet në Champions League, teksa nuk njeh kundërshtar. As kur përballë është Liverpooli që në fakt kanë udhëhequr fillimisht 2-0, por më pas janë shkatërruar në shifrat 2-5 brenda në shtëpinë e tyre në “Anfield Road”.

Ishte një duel i jashtëzakonshëm me gola shumë të bukur nga Nunez që hapi serinë e golave, ndërkohë që më pas do të kishim gafën e Courtois që i dhuroi një gol Salah. Në krahun tjetër Vinicius Junior rindezi shpresat, ndërkohë që Alisson “imitoi” portierin madrilen duke i dhuruar barazimin Vinicius.

Në pjesën e dytë ishte një spektakël nga Reali, që do të shënonte tri gola, fillimisht me Militaon dhe më pas një dopietë e Benzema. Ndeshja e kthimit pritet të jetë një formalitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli e ka fituar ndeshjen e parë kundër Frankfurtit në…