Reali transferon Joselun, nesër e prezanton  

19 qershor 2023 | 11:41

Skuadra e Real Madridit ka arritur marrëveshje me Espanyolin pwr huazimin e sulmuesit Joselu. 33-vjeçari është huazuar te Reali për sezonin e ardhshëm, me një opsion blerjeje në fund.

“Mbretërit” konfirmuar huazimin e Joselus me anë të një komunikate zyrtare të publikuar në uebfaqe. Ai do të prezantohet si lojtar i Real Madridit më 20 qershor nga ora 11:00.

Joselu iu bashkua akademisë së Real Madridit në moshën 20-vjeçare dhe luajti dy sezone në Castilla. Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Real Madridit në vitin 2011. Joselu është pjesë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin sapo është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person…