Reali turpërohet përsëri, fiton Barcelona

12 maj 2019 | 20:36

Real Madrid është poshtëruar edhe njëherë këtë sezon, këtë herë nga Real Sociedad me rezultatin 3-1. “Los Blancos” nuk luajnë më për asgjë dhe po presin me padurim të mbyllet sezoni, por nuk janë duke respektuar kampionatin me këto rezultate.

Ishte Diaz ai që kaloi miqtë në avantazh me golin e tij në minutën e 6’ të takimit. Megjithatë Merino barazoi pak më vonë. Vallejo duhet të dilte nga loja me karton të kuq dhe kjo ua bëri më të thjeshtë miqve për të shënuar dy golat në pjesën e dytë.

Ndërkohë Barcelonës i kthehet buzëqeshja me fitoren 2-0 ndaj Getafes në “Camp Nou”. Katalanasit kanë fituar me golat e Vidal dhe Messi në fund. Pas disfatës së rëndë ndaj Liverpool në Champions League, Barça mund të qeshë pak tani me këtë fitore.

Atletico dhe Sevilla kanë darë nga një pikë pas barazimit 1-1 në “Wanda Metropolitana”. Me këtë barazim, miqtë janë jashtë zonës së Champions League. Aty është ngjitur Valencia me fitoren 3-1 ndaj Alaves

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nismës Socialdemokrate dega në Gjakovë, sot iu bashkua profesor Kujtim…