Reali vazhdon garën për titull

01 maj 2021 | 23:08

Real Madridi ka shënuar fitore të pastër në “Alfredo di Stefano” ndaj Osasunës me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 34-të në La Liga.

Ishte minuti i 76-të kur erdhi goli i parë i realizuar nga Eder Militao me kokë, pas asistit nga Isco.

Katër minuta më vonë Casemiro e vulosi fatin e takimit dhe tri pikët e reja shumë të rëndësishme për “Los Blancos”.

Me këtë fitore, tani Real Madridi shkon në kuotën e 74 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Atletico dhe tri më pak se Barcelona që e luan nesër ndeshjen ndaj Valencias.

Në anën tjetër, Osasuna mbetet e 11-ta me 40 pikë të grumbulluara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milani nuk mund të gabonte më dhe sonte ai doli…