Reali zyrtarizon transferimin e Alabas

28 maj 2021 | 21:14

Real Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës me David Alava, i transferuar te Los Blancos me kosto zero nga Bayern Munich.

28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare dhe do të paguhet 11 milionë euro në sezon.

Real Madrid fitoi garën me Manchester City, Paris Saint-Germain, Liverpool dhe Chelsea për të siguruar shërbimet e austriakut, i cili kishte firmosur parakontratë që para disa muajsh. Në këtë mënyrë Reali zgjidh problemet në krahun e majtë të mbrojtjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria ka marrë vendim për masat e përgjithshme dhe të…