Recension i romanit “Revolta e Syzifit” nga Dr. Sc. Salihe Salihu
Libri ”Revolta e Syzifit” është një përshkrim dokumentar që me mjeshtëri artistike që autori Bardhyl Mahmuti i shpalos plagët e hapura të tragjedisë sonë kombëtare. Me personazhin kryesor Syzifi i revoltuar autori depërton në shpirtin e tij të plagosur rëndë dhe manifeston dhimbje e thellë të cilën e transferon në emocione të fuqishme tek lexuesi dhe e rikthen kujtesë e tragjedisë sonë kombëtare.
Që në simbolikën e kopertinës lexuesi e parandjenë që përmbajtja e librit është e lidhur me identitetin shqiptar të përballur nëpër zjarre me të shpirt të përvluar e me barrën e gurit të rënd mbi supe.
Në ecje nëpër zjarr e me barrën e hirit të trupave të familjarëve të tij të shkrumbozur kryeheroi Syzifi vazhdon betejën e dyfishtë: në njërën anë si gardianë i shtëpisë-kremator ku u masakruan 53 njerëz në mesin e tyre 23 fëmijë dhe në anën tjetër ai kërkon drejtësi ndërkombëtare në emër të viktimave.
Autori si letrar e politolog pasqyron me përjetim të thellë jo vetëm tragjedinë që kishte ndodhur në Poklek për lexuesin e thjeshtë, që ishte një ndër mbi 400 masakrave gjenocidale mbi civilët shqiptare që forcat ushtarake me urdhër të qeverisë serbe i kryen, por i dokumenton me referenca të njëpasnjëshme edhe para ambasadorëve të huaj në Konferencë Shkencore. Në mënyrë të të durueshme e me respekt për viktimat autori plason argumente të kryerjes së gjenocidi edhe në pjesë tjera të Kosovës duke paraqitur fakte që veprat gjenocidale kishin ndodhur para intervenimit humanitar të NATO-s. Të gjitha masakrat ishin në funksion të politikës çnjërzore serbe që zbatonte programin gjenocidal me metodën e ”higjienës etnike” të përdorur për gjatë dy shekujve për krijimin e Serbisë hyjnor e të pastër. Kremimi i trupave të viktimave ishte synimi i kryesëve të krimit për të humbur gjurmët e veprimeve gjenocidale. Synimi i tyre dështoj në Poklek meqë Syzifi dhe shokët e tij vunë në rrezik edhe jetën e tyre për të mbledh hirin e trupave të krematizuar dhe për ti mbrojtur që të të paktën të varroseshin e të preheshin në varre, në tokën e vendit tyre. Hiri dhe copat e eshtrave të viktimave si dëshmi e shkatërrimit të kufomave të qenieve shqiptare janë evidenca të qarta para gjithë botës për aktet gjenocidale në Kosovë që ndodhën që nga fillimi i shkurtit 1998 deri në përfundim të luftës.
Në dokumentim të mëtejshëm autori na risjell kujtimin për masakrën e Recakut të 45 civilëve me njerëz me koka të prera e sy të nxjerrur dhe tërheq paralelizëm mes gjenocidit hebrenj dhe shqiptar që karakterizohen me tipare të ngjajshme, me trupa të krematizuar e deportime të dhunshme me trena të stërmbushur me njerzë që dëboheshin për të vetmën arsye sepse i përkitshin etnisë hebreje e shqiptare. E përbashkëta thebësore e gjenocidit nazist dhe gjenocidit serb ishte shkatërrimin i hebrenjeve dhe shqiptarëve.
Autori i papajtueshëm dhe në kundërshtim me Gjykatën Penale Ndërkombëtare për qëndrime kundërthënëse të veprave tjera gjenocidale në mes rastit të Kosovës, Ruandës e Bosnjë meqë paradoksalisht nuk janë trajtuar njëjtë. Vlerësimet kontradiktore për dhunimet seksuale masive gjatë luftës, ndonëse si në Kosovë ishin ngjarje të njëjta në Bosnjë e Ruanda, kryeprokurorja Carla de Ponte në rastin e Ruandës i sanksionoj si krime gjenocidale kurse për Bosnjën e Kosovën i konsideroj si krime lufte.
Më tej, autori me përshkrim të ngjarjeve tmerruese të të mbijetuarve e tërheq lexuesin edhe më thellë në ndjesinë e tragjedisë që të përfytyroj, të ndëgjoj bërtimat e fëmijëve, grave e pleqëve dhe flakën e zjarrit gjatë kremimit të trupave të tyre. Në mes të kësaj ndjesi tronditëse lexuesi e gjen figuren e kryeheroit të pamposhtur Syzifit që përballet çdo ditë me dhimbjen por qëndron fuqishëm dhe i palëkundur duke thirrur drejtësinë ndërkombëtare që të mos i hesht krimet monstruoze. Syzifi përkundër plagëve të shpiriti të masakruar të tij ruan fuqinë mbinjërzore në shërbim të humanizmit që të ndriqoj vërtetësinë për aktet gjenocidale që kryen serbët.
Syfizi si kryefamiljar që ka mbetur çdo ditë rikthehet në kujtimet e të dashurëve të tij dhe si hieroglife nëpër muret e shtëpizë-kremator i shfaqet amaneti i fundit i nënës Leme ”të mos mbetemi pa varre”. Këtë amanet Syfizi me sakrificë të pashoq arriti ta përmbush që të shpëton hirin dhe kockat e shkrumbuara dhe me një arkëmortore i varrosi pas luftës.
Syzifi me shpirt të djegur si prushi është tejet i revoltuar për fshehjen e të vërtetës për qëllime politike të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavi. Për Syzifin fshehja e së vërtetës është rivrasje e viktimave që presin drejtësinë ndërkombëtare. Syfizi vazhdon ta thërras drejtësinë ndërkombëtre që përmes shtëpisë-kremator dhe masakrave anëmbanë Kosovës të jap verdiktin ndaj kryësve të gjenocidit dhe përcjell mesazhin që kurrë të mos lejohet të kultivohet urretja ndaj njerëzve dhe të mos përsëriten tragjedi askund.
Romani i dyëzuar me emocion të fuqishme e me fuqi mbinjërzore të Syzifit sjellë para lexuesit tragjedinë tonë dhe shëndërrohet në libër faktografie para drejtësisë ndërkombëtare.



