Reçica: Çdo formë të dhunës duhet luftuar dhe dënuar me të gjitha mekanizmat ligjorë që kemi

11 dhjetor 2020 | 18:47

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka folur për dhunën në familje, dukuri kjo për të cilin ai ka thënë se, fatkeqësisht është e pranishme dhe me raste në rritje edhe në vendin tonë.

“Për ne janë të papranueshme çdo formë e dhunës, qoftë fizike, psikike, dhuna seksuale, dhuna ndaj fëmijëve apo ndaj të moshuarve tanë, dhe si të tillë këtë dukuri negative duhet luftuar dhe dënuar më të gjitha mekanizmat ligjorë që kemi në fuqi”, ka thënë ministri Reçica.

Reçica po ashtu, ka thënë se, për faktin se viktimat e dhunës në familje, në këtë rast grave, janë kategori që përfshihen në kuadër të mbrojtjes sociale, ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi përgjegjës për zhvillimin e politikave sociale dhe hartimin e legjislacionit dhe angazhohemi fuqishëm që të gjithë qytetarët të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare.

Gjithashtu, ai tha se, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim edhe me partnerët tanë orienton politika dhe krijon programe për mbrojtjen e kësaj kategorie në nevojë sociale, konkretisht; në përmbushjen e nevojave imediate të fëmijëve dhe të rriturve, strehimin, rehabilitimin, punën në familje, bashkimin familjar dhe riintegrimin afatgjatë të tyre.

“Ne jemi të obliguar të bashkëpunojmë si institucione të vendit duke përfshirë edhe organizata të ndryshme ndërkombëtare, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve për zbatimin e programeve të ndryshme kundër dhunës në familje dhe të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm institucional në funksion të parandalimit të kësaj dukurie negative”, tha në fund të fjalës së tij, ministri i MPMS-së, Skender Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka dalë nga shtypi, nën përkujdesjen e shtëpisë më të…