Reçica: I kemi 78 vota për demarkacionin, do t’i sigurojmë edhe tjerat

27 shkurt 2018 | 21:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elmi Reçica, është shprehur i sigurt se demarkacioni me Malin e Zi do të ratifikohet nesër në Kuvendin e Kosovës, ani pse thotë se ende nuk i kanë votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.

“I kemi 78 vota, por jam i bindur edhe kanë me u siguruar edhe votat tjera, të mjaftueshme për demarkacioni”, ka theksuar Reçica.

Sa i përket deputetit të PDK-së, Nait Hasani, që është deklaruar disa herë kundër kësaj marrëveshje, Reçica, thotë se, edhe pse e ka unin e vet, nesër ai do të rreshtohet me deputetët tjerë të PDK-së, që janë pro kësaj marrëveshjeje.

Reçica ka folur edhe për aneks marrëveshjen mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi dhe raportin e Bulliqit.

“Të tre dokumentet e kanë rëndësinë e vet dhe si të tilla kanë me qenë efektive në momentin e kalimit të kësaj marrëveshjeje”, është shprehur ai. (Rrokum)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me renome botërore, e lindur në Prishtinë, Rita Ora,…