Reçica: Kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për tre muajt e ardhshëm

04 tetor 2020 | 12:06

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se arsyeja që nuk e ka votuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuara 2021-2023, është mospërfshirja e Nismave Ligjore të MPMS-së, në këtë dokument.

Reforma Pensionale, Ligji për Pushimin e Lehonisë dhe Ligji i punës, janë vetëm disa nga çështjet që MPMS i ka adresuar e që nuk janë përfshirë në KASH.

Reçica thotë se në këtë dokument, i cili është kryesori sa i përket planifikimeve buxhetore, nuk janë paraparë nismat ligjore të cilat janë të miratuara fillimisht në agjendën legjislative të qeverisë.

Ministri Reçica në një intervistë për “Kosovapress” ka folur edhe për dyfishimin e skemës së asistencës sociale, e cila është miratuar me propozimin e tij, për çka thotë se po i kushton rëndësi të madhe kësaj kategorie.

“Në kuadër të planit për rimëkëmbje ekonomike ditë më parë në qeveri kemi miratuar vendimin për dyfishimin e skemës së asistencës sociale për muajin tetor-nëntor-dhjetor. Është një lajm i mirë i cili është dhënë nga Qeveria e Kosovës e që tregon një përkushtim ndaj këtyre kategorive”, ka thënë Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në Gjenevë nuk mund të jetosh me pagë më pak…