Reçica: Kontributi i pensionistëve, i pamohueshëm

23 maj 2018 | 17:22

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka marrë pjesë në Kuvendin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Reçica në fjalën e tij, ka thënë se kontributi i pensionistëve të Kosovës është i pamohueshëm. Në këtë kontekst, ai ka shprehur gatishmërinë për t’i ndihmuar pensionistët.

“Pata nderin të isha i ftuar në Kuvendin e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ku shfrytëzova rastin të uroj të gjithë pensionistët për këtë ngjarje të rëndësishme për ta. Shpreha gatishmërinë e MPMS-së për bashkëpunim me të gjithë pensionistët e Kosovës, me qëllim të zgjidhjes së problemeve më të cilat ballafaqohen”.

“Sistemi pensional në Kosovë ka nevojë për një reformë rrënjësore, jo vetëm ligjore, por edhe të shërbimeve të cilat ofrohen. Këtë referomë ne në MPMS tashmë e kemi nisur dhe po punojmë fort që kontributi dhe djersa e pensionistëve tanë të respektohet. Zotohem se do të jem avokat i kërkesave të të gjithë pensionistëve. Kontributi për pensionistët tanë sot, është kontributi edhe për të ardhmen tonë”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës dyditore…