Reçica merr vendim për dyfishim të asistencës sociale dhe rritje të pensioneve për 30 euro më shumë

21 janar 2021 | 15:06

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka njoftuar kategoritë e përfituesve të asistencës sociale dhe skemave pensionale që përfitojnë beneficione më pak së 100 euro.

Reçica ka shkruaj në faqen e tij zyrtare lidhur me vendimin që ka nënshkruar, për për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajt janar, shkurt dhe mars.

Gjithashtu, ministri Reçica ka thënë se, për muajt janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

“Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve”, ka shkruan në fund Skender Reçica, ministër i MPMS që vjen nga partia Nisma Socialdemokrate.

Postimi i plotë i ministrit Reçica:

“Të nderuar qytetarë, pensionistë dhe përfitues të asistencës sociale
Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asistencës sociale për muajt janar, shkurt dhe mars.
Gjithashtu për muajt janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendim për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.
Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e Shoqërisë Civile iu kanë bërë thirrje partive politike…