Reçica në Sarajevë, pjesë e konferencës ‘Punësimi, hijet gri në Ballkanin Perëndimor’

28 janar 2020 | 14:50

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit është duke marrë pjesë në konferencën me temën “Punësimi, hijet gri në Ballkanin Perëndimor”, mbajtur në Sarajevë, konferencë që po bënë bashkë ministra dhe zyrtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë konferencës paraqita gjendjen aktuale me të cilën po ballafaqohet Kosova, me papunësi të madhe, informalitetin në punë, si dhe masat të cilat janë ndërmarrë për ti adresuar këto çështje. Theksova se Kosova ka nevojë për hapjen e më shumë vendeve të reja të punës me qëllim të stabilitetit të tregut të punës dhe gjithashtu të mbikëqyr mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe sigurisë dhe shëndetit në punë”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka…