Reçica nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e një qendre rezidenciale në Prizren

15 gusht 2018 | 17:50

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, së bashku me deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Albulena Balaj-Halimaj dhe Zafir Berisha kanë bërë vizitë në Komunën e Prizrenit, ku u pritën nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Postimi i plotë i tij:

Rritja e mirëqenies së qytetarëve kërkon bashkërendim veprimesh nga të gjitha hallkat relevante e kompetente. Me deputetët, Albulena Balaj-Halimaj dhe Zafir Berisha, sot ishim në Komunën e Prizrenit ku u pritëm në takim nga kryetari i Komunës, z.Mytaher Haskuka.

MPMS, në kuadër të mandatit të saj ka paraparë që të krijojë kushte më të mira për të gjithë qytetarët e Kosovës, në veçanti për kategoritë e ndjeshme, siç janë personat me aftësi të kufizuara. Marrë parasysh nevojat e kësaj kategorie, në Komunën e Prizrenit ne sot nënshkruam marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancim për ndërtimin e një qendre rezidenciale, qendër e cila do të krijojë mundësi për ofrimin e shërbimeve të kujdesit rezidencial 24 orësh në bazë të standardeve të shërbimeve sociale e familjare për rreth 14-15 persona me aftësi të kufizuara.

Ne nuk do të reshtim, me qëllim që t’iu krijojmë kushte më të mira personave që kanë më së shumti nevojë për ndihmën e shtetit. Falënderoj kryetarin Haskuka për bashkëpunimin në këtë projekt të rëndësishëm.

Image may contain: 5 people, people sitting, table and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota është e humbur. Ekonomia pëson kolaps. Eshtë fundi i…