Reçica përkujton babanë e tij në 30-vjetorin e vdekjes: Jam krenar për edukatën që ma ke dhënë

26 maj 2023 | 12:18

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, ka përkujtuar sot babanë e tij në 30-vjetorin e vdekjes.

Ai ka shkruar në “Facebook” se për babanë e tij në çdo hap të jetës ka veç kujtime të ngrohta që i japin forcë dhe frymëzim për të ecur përpara.

“Jam krenar për edukatën që ma ke dhënë, për urtësinë dhe mençurinë që ma ke transmetuar”, ka shkruar Reçica.

Postimi i plotë i tij:

Sot bëhen 30 vite që kur baba Rexhep pushon në botën e amshuar. Vitet po ikin, por malli për ty nuk shuhet kurrë. Nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur ndjenjat ndaj teje, por kujtimi për ty babë, është si një thesar i çmuar që mbajë gjithmonë me vete.

Në çdo hap të jetës time, kam kujtimet e ngrohta për ty që më japin forcë dhe frymëzim për të ecur përpara. Jam krenar për edukatën që ma ke dhënë, për urtësinë dhe mençurinë që ma ke transmetuar. Ti më ke rritur me dashuri dhe ngrohtësi, në frymën e atdhedashurisë dhe respektit ndaj të tjerëve.

Kujtimi për ty nuk do të shuhet kurrë, sepse ai do të jetë gjithmonë i përjetshëm në zemrën time. E mbaj të gjallë trashëgiminë tënde, duke më  shërbyer si dritë në rrugëtimin tim dhe të familjes, si dhe burim i forcës përballë sfidave që më dalin para.

Babë, do të vazhdoj të kujtoj historitë dhe mësimet që na ke lënë. Do të ruaj  në zemrën time vlerat dhe idealet që ti m’i ke mësuar. Jam krenar që kam  pasur një babë si ty, i cili ka qenë një shembull i vërtetë i përkushtimit, vendosmërisë dhe dashurisë.

Angazhimi im për çështjen kombëtare, burgosja dhe maltretimet nga regjimi serb, bënë që shpeshherë të mos isha pranë teje babë, mirëpo me zemër isha çdo herë me ty. Pjesë e vuajtjeve dhe maltretimeve nga më të ndyshmet ishe edhe ti babë. Vuajtjet dhe maltretimet që kam kaluar, ishin forcë për të besuar se isha në rrugën të cilën ti ma mësove, dhe më mbetet shumë marak që nuk e prite lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Kujtimi për ty nuk do të shuhet kurrë, ai do të jetë i përjetshëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri në prill të këtij viti janë larguar 75 mjekë…